Qëllohen me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë – Trump: Autori do paguajë një çmim shumë të lartë!

26 nëntor 2025 | 23:37

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë pranë Shtëpisë së Bardhë. Pak më herët mediat e huaja, raportuan se ata ndërruan jetë në spital, ndërsa siç aktualisht shkruan BBC, dy ushtarët janë në gjendje kritike shëndetësore.

Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C.

“Zona është e siguruar. Një i dyshuar është arrestuar”, shkruhet në faqen e departamentit në “X”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan:

“Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore!”

Si funksionon Garda Kombëtare?

Të 50-të shtetet e SHBA-ve, Washington D.C. apo territoret e Guam, Puerto Rico, kanë kontingjentet e tyre të Gardës Kombëtare. Disa njësi janë të specializuara në luftimin e zjarreve ose sigurimin e kufirit amerikan, dhe mund të dërgohen edhe jashtë vendit.

Anëtarët e Gardës Kombëtare raportojnë te Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve, dhe mund të federalizohen ose të vendosen nën kontrollin e presidentit në rrethana të caktuara. Megjithatë, kërkesat për mbështetje zakonisht fillojnë në nivel shteti.

Trupat e Gardës Kombëtare kanë fuqi të kufizuar. Ata nuk kryejnë dot arrestime siç bën policia lokale. Garda Kombëtare u dërgua në Washington D.C. në gusht, si pjesë e asaj që Presidenti Trump e quajti një operacion për të goditur kriminalitetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar një tjetër…