
Qëllohet në kokë kandidati për president në Kolumbi, i dyshuari 15-vjeçar
Miguel Uribe Turbay, kandidati presidencial i Kolumbisë nga partia Centro Democrático, është qëlluar tre herë – dy herë në kokë – gjatë një tubimi elektoral në një park në kryeqytetin Bogota, të shtunën.
39-vjeçari po mbante një fjalim para një grupi të vogël qytetarësh kur u sulmua me armë zjarri. Sipas mediave lokale, një i dyshuar 15-vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Bashkëshortja e tij, Maria Claudia Tarazona, u bëri thirrje qytetarëve të luten për jetën e Uribe-s: “Miguel po lufton për jetën. Le të lutemi që Zoti të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë.”
Partia Centro Democrático e dënoi sulmin duke deklaruar se ai “rrezikon jetën e një lideri politik, si dhe demokracinë dhe lirinë në Kolumbi.”
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur motivin e sulmit, ndërsa Uribe ndodhet në gjendje kritike në spital.