Qemajl Minxhozi lirohet nga detyra, Petrit Malaj, ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

14 shtator 2023 | 12:55

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka emëruar ambasador në Kosovë, Petrit Malajn. Ai ka liruar nga detyra, ambasadorin e deritanishëm Qemajl Minxhozi.

Përveç në Kosovë, Begaj ka emëruar edhe shtatë ambasadorë të rinj.

Lirohet Qemal Minxhozi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

Lirohet Saimir Bala nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit si dhe nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në  Republikën e Irakut.

Lirohet Ilirian Kuka nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë

Lirohet Ilir Tepelena nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë.

Lirohet Pëllumb Qazimi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.

Lirohet Enkeleda Mërkuri nga detyra e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë.

Lirohet Elida Petoshati nga detyra e ambasadore se jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës.

Lirohet Shpresa Kureta nga detyra e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, si dhe nga detyra e ambasadores në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainë.

Emërohet Petrit Malaj, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

Emërohet Ilir Hysa, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

Emërohet Ilir Tepelena, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë.

Emërohet Enkeleda Mërkuri, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë.

Emërohet Oljan Kanushi, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.

Emërohet Mimoza Halimi, Ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë dhe ambasadore jorezidente në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës.

Emërohet Sokol Dedja, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pasqyrë e jetës interesante dhe të pazakontë të miliarderit…