Qendërmbrojtësi Enis Vila po shkëlqen në Oberliga

16 tetor 2025 | 11:57

Qendërmbrojtësi me prejardhje shqiptare Enis Vila po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin gjerman Oberliga, ku mbron ngjyrat e klubit SF Baumberg. Falë gjatësisë, shkathtësisë dhe vendosmërisë së tij, Vila po dominon në duelet ajrore dhe po bëhet një element kyç në mbrojtjen e skuadrës. Në sistemin taktik të trajnerit, ai luan në qendër të mbrojtjes, i rrethuar nga dy mbrojtës krahu, duke treguar siguri dhe qetësi në organizimin e fazës mbrojtëse. Rritja e tij e shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re. Pas paraqitjeve të mira në Landesliga, ku ai luajti për klubin shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, Kosova Düsseldorf, Enisi arriti të ngjitet në një nivel më të lartë, duke u transferuar te SF Baumberg në Oberliga. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se tashmë agjentë sportivë kanë filluar të ndjekin nga afër paraqitjet e tij, me synimin për ta përfshirë në ekipe edhe më të mëdha në të ardhmen. Në të kaluarën, Enis Vila ka qenë i ftuar edhe nga përfaqësuesja U19 e Kosovës, çka tregon se potenciali i tij është vlerësuar që në moshë të re. Me formën që po tregon aktualisht, qendërmbrojtësi shtatlartë duket i gatshëm për hapin e radhës në karrierën e tij profesionale.

May be an image of football, soccer and text that says 'TMLGROUP TML ROUT 9 IMLGROUP THLGROUP GRO IML'

May be an image of soccer, football and text

May be an image of soccer, football and text that says '1993. OPCC PA HOMBERG Bei uns stimmt die Cherie selt 1993. OPCC HEIMVORTEIL. FRAUNUES 8 FBAUMBERG 3 FBAUMBERG 27 BALUMBERG 17 SEBAUMBERG SF 16'

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike dhe zgjedhore, Arton Demhasaj, ka thënë…