Qendra e pestë e mjekësisë familjare në Prishtinë bëhet me tunel dezinfektues

16 qershor 2020 | 14:09

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se Qendra e pestë e mjekësisë familjare në kryeqytet është bërë me tunel dezinfektues.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se janë të përkushtuar që së bashku me qytetarët të kalojnë pandeminë me koronavirus.

Ahmeti njëherësh u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë respektimin e masave kundër përhapjes së Covid-19.

Komuna e Prishtinës dje ka konfirmuar 46 raste me Covid-19, në ditën më të keqe për Kosovën, ku në nivel vendi u regjistruan gjithsej 129 raste të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se Drenica e ka edhe ndeshjen kthyese në kuadër…