Qendra e Trajnimeve të Telekomit do të zhvendoset në Prizren, merren vesh Istrefi dhe Shala

27 janar 2020 | 12:58

Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Inovacionit kanë diskutuar sot për mundësinë e zhvendosjes së Qendrës së Trajnimeve në Prizren në Qendrën Inovative të Qeverisë së Kosovës.

Ky diskutim u bë sot në takimin që pati kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi me ministrin e Inovacionit, Muzafer Shala.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar që Telekomi të komercializojë programet e veta të trajnimit që janë gjithsej 74.

“Bashkë me ministrin Shala diskutuam për mundësinë që këto trajnime t’u ofrojmë të gjithë qytetarëve tanë ngase ne si kompani publike kemi obligim që të ofrojmë shërbime kualitative me çmimet më të mira në treg. Ndër trajnimet më të rëndësishme që Telekomi do të ofrojë janë edhe ato të CISCO-s dhe MICROSOFT”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

Ministri i Inovacionit, Muzafer Shala ka pohuar se është shumë i rëndësishëm orientimi strategjik që Telekomi ka vendosur ta ndjekë.

“Gjithashtu është jashtëzakonisht me rëndësi kur menaxhmenti e di saktë se çfarë dëshiron të arrijë dhe me sa mësova nga takimi me z. Istrefi këto dy veprime janë të qarta për ta dhe nuk dyshoj që do të arrijnë suksesin që synojnë”, është shprehur Shala.

Ai gjithashtu bëri thirrje që kompania në fjalë të mbështetet nga institucionet vendore.

Në anën tjetër marrëveshja për shfrytëzim të hapësirës së Qendrës Inovative do të nënshkruhet shumë shpejt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot ditën e…