Qendra Korrektuese në Dubravë, ndalon vizitën për të burgosurit, tashmë vetëm me “Skype”

21 mars 2020 | 17:39

Për shkak të gjendjes pandemike, Qendra Korrektuese Dubravë, ka marrë masat e nevojshme për t’u kujdesur që mos të përhapet coronavirusi.

Siç bënë të ditur kjo qendër, të gjithë familjarët më nuk mund t’i vizitojnë të afërmit e tyre në Dubraëvë, por përmes rrjetit social “Skype”.

“Qendra Korrektuese Dubravë: Për shkak të situatës së krijuar në vend nga shpallja e pandemisë Covid 19, të burgosurit po vazhdojnë komunikimin me familjarët e tyre përmes komunikimit virtual, “Skype” Kujdes po, panik jo”, thuhet në njoftimin e tyr në Facebook.

Ndërkaq, sot gjatë një konference, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e coronavirusit në vendin tonë.

“Konferenca në një ambient të mbyllur u erdhi fundi, së shpejti do duhet t’i përfundojmë edhe këto në ambient të hapur dhe të komunikojmë vetëm përmes internetit dhe telefonit, sepse çfarëdo grumbullimi paraqet rrezik më të madh. Ta frenojmë përhapjen e virusit, shpresojmë që gjendja mos të na paraqitet e rëndë në ditët e javët në vijim. Ne jemi vetëm në fazën e parë, duhet të vetëdijesohemi të gjithë se kujdesi nuk u takon vetëm punonjësve të shëndetit publik. Me mbrëmë i kemi mbyllur parqet, kemi marrë vendim që nga 8:00 deri 20:00 të jenë të ndaluara për qëndrim dhe lëvizje brenda. Kemi ndaluar edhe mundësinë për të marrë pijet”, tha ai Kurit duke shtuar se të rinjtë mund të jenë bartës të sëmundjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në…