QËNDRO KOSOVË

17 shkurt 2024 | 08:24

Nga: Safet Gërxhaliu

Qëndro e fortë Kosovë siç ke qëndruar ndër mote.
Do të jetosh shumë më gjatë se sa ata që ju quajnë e përkohshme sepse ata që nuk e fituan lirinë vet, nuk ja din vlerën as shtetit.
Do të jesh një dritë që ndriçon shumë më gjatë se ata që tentojnë të të zvogëlojnë.
Ti je shembull i rezistencës dhe vullnetit për të mbijetuar e luftuar, si një flamur i palëkundur ndër furtunat e jetës.
Ti je pikërisht e arritura më e madhe në historinë e shqiptarëve.
Qëndro më e fortë se kurrë për inati të armiqve dhe shqiptarëve.
Ti je më shumë se një shtet, je një simbol i lirisë dhe pavarësisë.
Me këmbënguljen tënde, gjen forcën për të bërë gjëra të mëdha dhe të jesh shembulli më frymëzues për brezat që vijnë pas teje.
Në këtë ditë të veçantë, le të përgëzojmë njëri-tjetrin për historinë e lavdishme që kemi dhe të krenohemi me shtetin tonë Republika e Kosovës.
Uroj të festoni për mote Festën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës,
Me dashurinë dhe emocionin më të madh.
Unë biri yt Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” ka uruar të…