Qëndroi 37 vite në burg për një krim që nuk e kishte bërë

31 gusht 2020 | 22:09

Fotot teksa ai takon të ëmën jashtë burgut në Florida, kanë pushtuar rrjetin.

Një burrë do të shijojë sërish lirinë pas 37 vitesh i dënuar gabimisht. Robert Duboise është liruar nga qelia pas qëndrimit aty prej vitit 1983, për një vrasje që në fakt nuk e kishte kryer ai.

Të parët që ishin për ta pritur jashtë burgut ishin nëna, motra dhe një nga avokatët që punuan për lirimin e tij. “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme lirimi”, tha ai për reporterët.

E kur e pyetën se çfarë është gjëja e parë që do të bënte tashmë, Duboise u përgjigj: E bëra, përqafova nënën.

Gjyqtari Christopher Nash vendosi të enjten se nuk kishte më arsye që Duboise të qëndronte në burg. Kjo pasi ishin siguruar të dhëna nëpërmjet ADN-së se ai nuk ishte vrasësi i Barbara Grams.

55-vjeçari ishte vënë në burg me akuzën se kishte përdhunuar, ndërsa më vonë e kishte vrarë gjatë kohës që po kthehej nga puna në një restorant.

Duboise ka hequr një kalvar të vërtetë me drejtësinë. Fillimisht ai u dënua me vdekje, dhe tre vite jetoi me këtë gjendje. Por më vonë, dënimi iu reduktua në burg përjetë. Duboise ka treguar se e humbi besimin që mund të dilte nga burgu dhe shpresonte vetëm tek liria me kusht.

Indiciet e denimit ishin rrethanore dhe bazuar mbi disa dëshmi. Nuk kishte prova të vërteta fizike për krimin./mapo/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpëtim Idrizi do të jetë trajner i Trepçës ’89 edhe…