
Qëndron Kastrati merr përkrahje nga një pjesë e familjes Kallaba
09 tetor 2021
| 22:42
Kryetari aktual i Kamenicës dhe njëherësh kandidat edhe për një mandat për kryetar komune, Qëndron Kastrati ka vazhduar aktivitetin e tij elektoral për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kastrati ka vizituar familjen Kallaba, ku pjesë e listës së garës për asambliste është Natyrë Kallaba, e cila mban numrin 22.
Qëndron Kastrati ka thënë se në familjen Kallaba pati një bashkëbisedim të sinqertë.
Familja Kallaba i dha mbështetje kandidaturës së tij edhe për një mandat në krye të komunës së Kamenicës.