Qeni hero i Ushtrisë së Kosovës, deri tani ka shpëtuar 3 banorë nën rrënoja

27 nëntor 2019 | 11:47

Ushtria e Kosovës që dje në mëngjes ka qenë në Shqipëri me ekipet e shpëtimit.

Ata kanë qenë një ndihmë e madhe për të nxjerrë banorët e mbetur në rrënoja.

Ka rënë në sy organizimi dhe përgatitja e tyre, megjithëse Kosova ka vetëm 11 vjet shtet, shkruan “Dita”.

Por përveç ekipeve, një qen i trajnuar është bërë hero.

Ai ka shpëtuar deri tani tre persona, duke i identifikuar nën rrënoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kisha Katolike në Kosovë përmes një letre të lëshuar nga…