Qentë endacakë sulmojnë një grua në oborrin e QKUK-së

08 maj 2026 | 09:19

Gazeta Express ka siguruar pamje kur një person tjetër i shkon në ndihmë gruas e cila sapo ishte sulmuar. Sulmi ka ndodhur herët në mëngjes, në orën 06:00.

Në video shihet që gruaja në momentin e sulmit ishte me paterica.

Lexuesi tregon se sulmi ka ndodhur te Klinika e Ortopedisë në QKUK.

44 raste të lëndimeve nga qentë endacakë kanë ndodhur nga fillimi i vitit 2026 e deri më tash, kanë njoftuar drejtues të Qendrës Emergjente në Prishtinë.

E gjatë vitit 2025 numri i të lënduarve si pasojë e kafshimeve të qenve është 128.

Por shifra ndryshe kanë dhënë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Sipas njësisë së vaksinimit në QKMF, vetëm gjatë muajit prill janë vaksinuar 15 persona pas kafshimeve nga qentë endacakë, ndërsa nga janari deri në prill 67 persona, që mesatarisht i bie mbi 15 sulme të qenve në muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror…