
Qëlloi mbi besimtarët dhe i vuri flakën kishës në Michigan, vritet autori
28 shtator 2025
| 19:28
Një zjarr i madh shpërtheu të dielën (28/9) në një kishë në Michigan të SHBA-së, pas një incidenti me të shtëna.
Informacioni flet për të lënduar, ndërsa autori i krimit, siç njoftuan autoritetet, është “neutralizuar”, i vrarë nga forcat e rendit. Sipas të njëjtave informacione, çatia e kishës është në rrezik shembjeje.
Ka raportime se sulmuesi qëlloi besimtarët dhe i vuri flakën kishës. Sipas mediave lokale, shumë njerëz janë qëlluar.