
Qeriqi akuzon ZPS-në për bashkëpunim me Serbinë
Policia e Kosovës i ka ofruar garanci Gjykatës Speciale, se i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme, për të monitoruar ish-krerët e UÇK-së, në rast se Specialja vendos që atyre t’ua caktoj masën e arrestit shtëpiak ose t’i liroj me kusht.
Megjithatë, kjo garanci nuk e ka bindur Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që edhe njëherë tjetër ka kërkuar që ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli t’i vazhdohet masa e paraburgimit.
Invalidi i luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1” ka folur për këtë vendim, ku ka akuzuar ZPS-në se është duke bashkëpunuar me palën serbe.
“Ne e kemi parë edhe një herë edhe përgjimet të cilat kanë dalë edhe skandalet e mëhershme se kjo prokurori është e lidhur me BIA-n serbe dhe me institucionet e Serbisë. Në fakt ne e dimë që shteti serb ka kryer qindra masakra në Kosovë”, ka thënë Qeriqi.