Qeriqi: Lista e publikuar me veteranët mashtrues, mund të jetë edhe më e madhe 

20 shtator 2018 | 22:26

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se lista e publikuar me veteran mashtrues, mund të jetë edhe më e madhe, por përfshirja e veteranëve të vërtet në këto lista e ka dëmtuar pak procesin.

“Unë gjithmonë i kam kundërshtuar listat e publikuara nga qeveria. Numri prej 20 mijë veteranëve mashtrues që është publikuar, për mua ka qenë i përafërt me atë që e kam menduar. Besoj që kjo listë mund të jetë edhe më e madhe, por lista është dëmtuar nga përfshirja e luftëtarëve të vërtet në këto lista”, ka deklaruar ai.

Qeriqi në “Debat Plus” në “RTV Dukagjini” ka thënë se përfshirja e veteranëve të vërtet në këto lista ka qenë i qëllimshëm.

“Qëllimi ka qenë nga politika për të krijuar mjegull në opinion se kush është veteran i vërtet e kush i rrejshëm”, ka shtuar ai.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve ka filluar keq dhe ka përfunduar gjithashtu keq.

“Duke parë punën e Komisionit që ka filluar para pesë viteve, e kam kuptuar se ky komision nuk ka për qëllim të kryej punën si duhet. Ka filluar punën keq dhe ka përfunduar gjithashtu keq”, deklaroi Xhevdet Qeriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se kush…