Qeriqi reagon ndaj personit që ofendoi dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi: Kjo dhemb më shumë se çdo plagë

15 dhjetor 2025 | 15:40

Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka reaguar ndaj personit me emrin Nefail Maliqi, i cili jeton në Zvicër dhe mirëmban një “link” ku përhapet kryesisht narrativa pro pushtetit të LV-së dhe pro Gjykatës Speciale dhe i cili, në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, i ka ofenduar të dy.

Qeriqi, i cili ishte plagosur rëndë ditën që kishin rënë heroikisht Muja dhe Beqa, ka shkruar se kjo fyerje i dhemb më shumë se çdo plagë.

“Si luftëtar i UÇK-së dhe si Invalid i luftës, kjo tallje më dhemb e më prek më shumë se çdo plagë. Dëshmorët tanë meritojnë nderim, jo fyerje, sepse mbi gjakun e tyre u ndërtua liria. Kush e harron këtë e mallkoftë historia”, ka shkruar Qeriqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, të hënën është mbajtur…