Qerka: Shpifjet ndaj meje u bënë për ta dëmtuar familjen e presidentit Thaçi

07 tetor 2020 | 08:33

Ish-këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit, Enis Qerka, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se shpifjet, siç i konsideron ai, janë bërë ndaj tij për ta dëmtuar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Shpifjet ndaj meje janë bërë për ta dëmtuar familjen e Thaçit”, është shprehur Qerka.

Ai pretendon se nuk ka qenë shofer i vëllait të presidentit. “Nuk kam qenë shofer i vëllait të presidentit. Kam qenë zyrtar i logjistikës e jo shofer i Gani Thaçit”, ka treguar Qerka.

“Nuk jam shkarkuar nga ministri. E kam kërkuar lirimin me mirëbesim”, ka thënë Qerka.

Më tutje, Qerka ka bërë me dije se ka raporte të mira me vëllanë e presidentit dhe ka respekt për familjen e tij.  “Unë për familjen Thaçi kam shumë respekt. Nëntë vjet bëhen që unë jam në byro. Tash baci Gani që një vit është në pension dhe kam raporte të shëndosha me këtë person”, ka treguar Qerka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haxhi…