Qerkini: Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë dhe ShBA-së sesa me qeveritarët tanë
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka akuzuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për stagnim të punës dhe injorim të familjarëve të personave të pagjetur.
Për Qerkinin është e papranueshme që çështja e personave të pagjetur të kthehet në politikë ditore dhe se sipas tij informatat që ka grumbulluar personalisht nuk janë marrë parasysh as nga komisioni qeveritar, por as nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
“3 vjet po vinë e një takim se kam pas as nuk kanë lyp me pas takime dhe nuk ka takime. E ka planprogramin Andin Hoti, një herë në muaj të na takojë. Merre me mend krejt këtë kohë prej që është Besnik Bislimi, krejt një herë kam pas takim me të dhe dera thotë është hapur. Dera e hapur, por takime s’ka kurrë. Kurrë nuk ka ardhur me bërë një bisedë me njerëz që kanë dhënë informata. Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës se me qeveritarët tanë”, ka thënë Qerkini për “RTV21”.



