Qershitë me krimba, a janë të rrezikshme për shëndetin?

04 korrik 2025 | 08:21

Qershitë janë të dashura nga të gjithë gjatë verës, por mund të përmbajnë të papritura të pakëndshme – larva të bardha të njohura si krimba. Këto janë larvat e mizës së qershisë (nga familja Tephritidae), të cilat zhvillohen brenda frutave të pjekura, ku ushqehen me tulin.

Ekspertët thonë se konsumimi aksidental i tyre zakonisht nuk paraqet rrezik serioz për shëndetin. Larvat nuk janë helmuese dhe nuk transmetojnë sëmundje, megjithatë, personat me sistem tretës të ndjeshëm apo alergji mund të përjetojnë simptoma si të përziera, fryrje apo diarre.

Për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, rekomandohet kujdes i shtuar, pasi reagimet mund të jenë më të theksuara.

Për t’i shmangur krimbat, ekspertët sugjerojnë një metodë të thjeshtë: zhytja e qershive në ujë me kripë (1 lugë në 1 litër ujë) për 30 deri në 60 minuta. Larvat shpesh dalin në sipërfaqe. Më pas, frutat duhen shpëlarë me ujë të bollshëm.

Shenja si vrima të vogla në lëkurë, ngjyra e pabarabartë ose njollat e zeza mund të ndihmojnë në identifikimin e qershive të infektuara.

Ekspertët këshillojnë shqyrtim të kujdesshëm për të shmangur surprizat në pjatë – dhe në organizëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi është goditur rëndë gjatë gjithë natës nga një sulm…