Qetësi në rrugët e Prishtinës në natën e pestë të karantinës

16 prill 2020 | 23:12

Sonte po bëhen pesë net që kryeqyteti i Kosovës është në karantinë duke u mbrojtur nga Covid-19.

Rrugët e Prishtinës edhe në këtë natë të pestë vazhdojnë të jenë bosh, nuk ka lëvizje as të qytetarëve por as të makinave, raporton “Epoka e re”.

Gjatë ditës së enjte në Kosovë u raportua për dy vdekje si pasojë e sëmundjes Covid-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se rastet me Covid-19 që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë sërish thirrje për respektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Me të njëjtën thirrje u është drejtuar qytetarëve edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmes një video-mesazhi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka ftuar qytetarët të rrinë në shtëpi.

Deri më tani Kosova ka 449 raste të konfirmuara me koronavirus; 11 pacientë kanë vdekur, ndërsa 79 janë shëruar.

Më poshtë keni fotografitë e realizuara në Prishtinë pas orës 22:30 nga ekipi i “Epokës së re”:

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 26 raste janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Kosovë,…