Qeveria angazhon ekspert arkeolog për ‘Trepçën’, Shala: Nuk menaxhohet industria me arkeolog

16 shkurt 2023 | 12:23

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka angazhuar një ekspert të jashtëm për ta këshilluar për ndërmarrjen “Trepça”.

Shala ka thënë se bëhet fjalë për një ekspert të arkeologjisë, i cili sipas tij do të duhej të ishte gjeolog.

“Ministrja e cila sapo raportojë, ju lutëm deputetë më dëgjoni ka angazhuar një ekspert nga një shtet mik i Bashkimit Evropian që i ka ndihmuar shumë kryeministrit të vjen në pushtet, ka shpallur thirrje dhe besoni kur e kam parë CV-në e ekspertit që e këshillon ministren, e ministrja pastaj kryeministrin, kryeministër unë tri herë i kam fshirë syzat se nuk besosha a kam rrëshqit unë a ka rrëshqit qeveria. Ju them me përgjegjësi të plotë se kur e kam parë  që kjo ministre ka angazhuar, në vend që të angazhojë një ekspert të jashtëm gjeolog për ‘Trepçën’, ka angazhuar zyrtarisht një arkeolog, e keni publike. Dhe arkeolog me lyp për ‘Trepçën kryeministër, që ai e këshillon ministren dhe ministrja juve qojeni në Parkun e arkeologjik kryeministër se kështu nuk bën. E shkatërruat sektorin”, ka thënë Shala, duke i replikuar Rizvalollit për situatën aktuale në ndërmarrjen “Trepça”.

Shala ka ironizuar me Kurtin, duke i thënë se në “Trepçë” nuk ka as ilir dhe as dardan për të pasur punë një arkeolog.

“Kryeministër në minierat e ‘Trepçës’ nuk ka as ilir as dardan dhe as varreza, qojeni në parkun arkeologjik. Mani se e shkatërruar sektorin. Nuk mund të mshefni pas qeverive të kaluara dhe veprimeve të tilla.  Nuk mund ta menaxhoni sektorin e industrisë me arkeolog”, ka thënë Shala, duke kritikuar qeverinë edhe për gjendjen në KEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do t’i ndajë 1 milion euro si ndihmë për…