Qeveria aprovon kërkesën e Telekomit për huamarrjen 15 milionë eurosh

12 tetor 2023 | 09:49

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 165-të ka aprovuar në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive.

Ministri i Finanvave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kjo kredi për Telekomin, i cili fillimisht ka qenë 20 milionë euro, do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi.

“Telekomi ka pasur nevojë për këtë kredi shtesë”, tha ai.

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, përveç tjerash, janë miratuar edhe propozim-vendimi për aprovimin e ndarjes buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë.

Si dhe kërkesa e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektin “sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale segmenti Mitrovicë-Jarinje.

Gjatë mbledhjes është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Financave për Lirim Zero nga Tatimi Doganor dhe atë për Normën e Tatimit të Akcizës.

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes, ka aprovuar edhe ndryshimin e programit legjislativ duke shtyrë për vitin tjetër disa projektligje

Kryeministri Kurti ka njoftuar se do të shtyhen disa projektligje për vitin e ardhshëm.

“Për shkak të numrit të madh të Projektligjeve për hartim e miratim këtë vit detyrohemi që disa prej tyre t’i shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, ai për planifikim hapësinor, për harmonizim të ligjeve të veçanta me Ligjin për inspektimet dhe ai për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për leje dhe licenca, janë projektligjet që u shtynë për vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria egjiptiane ka refuzuar çdo propozim për të krijuar korridore…