Qeveria dorëzohet për paratë e komunave, miraton projektligj për t’ua kthyer ato

24 maj 2023 | 12:28

Qeveria e Kosovës ka plotësuar dhe ndryshuar agjendën legjislative, duke shtuar tri projektligje të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Një prej projektligje që është shtuar është edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, që i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të komunave, që kapin vlerën e 37.5 milionë eurove.

“Ju ftoj që të plotësojmë dhe ndryshojmë agjendën tonë legjislative me shtimin e tri projektligjeve të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve: I pari është Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar. E dyta është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe e treta është Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një parashtrese, ka…