Qeveria e Britanisë ngrin asetet e Abramovichit, nuk mund ta shesë Chelsean

10 mars 2022 | 12:36

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të sanksionojë pronarin e klubit të futbollit të Chelsea, Roman Abramovich. Miliarderi rus është një nga 7 oligarkët rusë, asetet e të cilëve bllokohen, në vendimin e fundit të Downing Street.

Në një dokument të Thesarit Britani, Roman Abramovich përshkruhet si një oligark pro-Kremlinit që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pak ditë më parë, Abramovich hoqi dorë nga presidenca e Chelseat dhe vendosi ta nxirrte klubin në shitje, në një lëvizje që shumë e konsideruan si një përpjekje për të shitur sa më shpejt asetet që të shmangte bllokimin e tyre nga sanksionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20 pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar…