Qeveria e dërgon në Kuvend për miratim Planin për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë prej 385 milionë eurosh

09 korrik 2020 | 10:40

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ta proceduar në Kuvend mendimin lidhur me Projektligjin për Masat e Përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë Covid-19.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka bërë me dije se është dërguar në Kuvend Projektligji për buxhet që përfshin këtë plan.

“Qeveria vlerëson se tashmë janë ndërmarrë veprime konkrete të nismës legjislative. Qeveria ka dërguar në Kuvend, Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2020 me 385 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike. Ministria e Financave po punon në Projektligjin pas pandemisë për ekonominë”, u shpreh Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një draftrezolutë e Rusisë për vazhdimin e ndihmës humanitare për…