Qeveria e kalon koncept-dokumentin për Vettingun

13 tetor 2021 | 10:50

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka votuar draft koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, deklaroi se me të gjitha votat për dhe asnjë kundër u kalua kjo pikë e mbledhjes së ekzekutivit.

Ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që e shpaloi këtë pikë të rendit të ditës duke shtuar se Vettingu është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare që…