Qeveria e Kosovës: 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza

19 shtator 2021 | 18:30

Rreth 35 përqind e popullatës së rritur mbi moshën 18 vjeçare janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID.

Sipas Qeverisë së Kosovës deri më tani numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza është mbi 440 mijë.

Ekzekutivi me anë të njoftimi bëri të ditur se janë në rrugë të mbarë ta tejkalojnë vaksinimin e 60 përqindëshit të popullatës.

“Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit”.

“Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti”.

“Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta. Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë rreth 30 të burgosur të cilët kanë nevojë urgjente…