Qeveria e Kosovës: Ka dakordim se duhet të hiqen barrikadat në veri

13 dhjetor 2022 | 21:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së Tomas Szunyog, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Diskutuan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale. Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

Sipas ZKM-së përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Adem Zejnullahu Hyrje  Kënga historike është ndër krijimet…