Qeveria e Kosovës nesër do të marr vendimin për masat e reja anti-Covid

11 nëntor 2020 | 22:25

Ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë kohë deri nesër (e enjte), që të votojnë për masat e reja anit-COVID, të cilat janë bërë publike sot (e mërkurë) nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Për arsye se votimi për këto masa është duke u bërë online, ministrat e Qeverisë Hoti kanë kohë deri nesër për t’i votuar këto masa.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, drejtoresha për informim në Zyrën e Kryeministrit, Antigona Baxhaku.

“Votimi është duke u bërë online dhe ministrat kanë kohë deri nesër që të votojnë për këto masa të cilat janë prezantuar sot nga kryeministri Hoti. Ne do të ju njoftojmë nesër për vendimin, pasi të nënshkruhet nga kryeministri, pasi gjithçka është duke u bërë online”, tha Baxhaku.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja kufizuese që do të ndërmerren  për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

Hoti ka thënë se komunat janë ndarë në tri grupe.

“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“UÇK-ja në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk ka…