Qeveria e Kosovës njofton për rrjedhën e takimit në Bruksel me delegacionin serb

10 dhjetor 14:57

Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb.

Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastri.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar më 29 tetor 2020.

“Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata janë disa nga aplikacionet më të njohura të mediave…