Qeveria e Kosovës pasive, Edi Rama më aktiv në mbrojtjen e së vërtetës për UÇK-në

18 shtator 2025 | 08:45

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, shprehet kritik ndaj institucioneve aktuale të vendit, të cilat sipas tij nuk kanë bërë asgjë për ta ndërkombëtarizuar çështje e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, ai përmend rolin e Shqipërisë dhe veçanërisht të kryeministrit Edi Rama, të cilin e sheh si të angazhuar duke e krahasuar me pasivitetin e institucioneve të Kosovës.

‘’Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, nuk a ka ndërkombëtarizuar aspak këtë çështje asnjëherë gjë që është shumë negative sepse edhe shtetet fqinje e kanë përmendur shumë këtë proces,  fatbardhësisht po e bën më përkushtim të jashtëzakonshëm sidomos Edi Rama i cili është munduar shumë me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion në krahasim me qeveritarët tanë’’, tha Grabovci për Front Online.

Ai tha se është obligim i gjithsecilit të jap kontribut që dëshmon luftën e pastër të UÇK-së.

‘’Po bëhet përpjekje për tu njollosur lufta jona, dhe është duke u gjykuar populli jonë dhe e drejta jonë për e fituar me shumë mund dhe sakrifica. E kemi obligim të gjithë si shqiptarë për të dhënë kontributin tonë e sidomos institucionet e vendit’’, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përshkrua raportin mes…