Qeveria e Kosovës shpall konkurs për drejtor të bordeve në Ndërmarrjet Publike

17 tetor 2021 | 13:54

Qeveria e Republikës së Kosovës, inkurajon të gjithë të interesuarit/at, që të aplikojnë për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare

Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit/at, që kanë kualifikim dhe përshtatshmëri profesionale, që të aplikojnë në konkurset e hapura për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të ketë procese rekrutimi me integritet e transparencë. Si aksionar i Ndërmarrjeve Publike, Qeveria ka qëllim të sigurohet që personat kompetentë dhe me integritet përzgjidhen në borde, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi dhe performanca e tyre, dhe përfundimisht shërbimet për qytetarët e bizneset.

Për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:

  • Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit  Radoniqi  Sh.A, Gjakovë
  • Kompaninë Rajonale të  Ujësjellësit Mitrovicë  Sh.A, Mitrovicë
  • NPH Ibër Lepenc, Sh. A. dhe
  • Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Sh. A.

Afati i konkursit është i hapur deri më 29 tetor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038 200 14 400.

Vegëza e konkursit: http://kryeministri.rks-gov.net/dokumente/?kategoria=konkurse-njoftime-dhe-shpallje&viti=2021

Ndërsa konkursi për Drejtor të Njësisë për Inteligjencë Financiare të Republikës së Kosovës është i hapur deri më 05 nëntor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit në numrin: 038 200 34 155.

Vegëza e konkursit: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/87B27260-A430-45EB-B5D9-6A074660009D.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës sot që nga ora 07:00 e mëngjesit…