Qeveria e Kosovës themelon Zyrën për Luginën e Preshevës

28 shtator 2020 | 11:22

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Avdullah Hoti ka shkruar se qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, të cilët po përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme, kjo zyre do t’ju ofrojë asistencë në aspektin social, arsimor, kulturor dhe ekonomike.

Postimi i plotë i kryeministri:

Sot kemi marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme, dhe kjo zyrë do të ofroj asistencë në aspektin social, arsimor, kulturor dhe ekonomik, siç janë tekstet shkollore, diploma, kuadri i kualifikuar arsimor etj. Duke marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ofrojë asistencën e saj që të lehtësojë jetën e tyre, duke u kujdesur për ta përmes Zyrës së veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtaret e njohura të estradës shqiptare, Beatrix dhe Anxhelina, janë…