Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

16 maj 2022 | 11:36

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.  Këto sanksione përfshijnë ndër të tjera ngrirje të aseteve të individëve të sanksionuar, ndalim-udhëtimin dhe ndalimin e transportit të mallrave në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besenik Bislimi, ka thënë se Kosova është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në mbledhjen e mbajtur sot, qeveria gjithashtu ka vendosur sanksione kundër grupit “Wanger”, një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

Qeveria ka bërë edhe shqyrtimin e propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me marrjen e masave restriktive për terrorizëm ndaj ISIS dhe Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave të tjera të lidhura me to.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles, ka përfunduar rrugëtimin e tyre…