Qeveria e Maduros shpall gjendje të jashtëzakonshme

30 shtator 2025 | 08:22

Qeveria e presidentit Nicolas Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit, në përgjigje të asaj që e cilëson si një kërcënim të drejtpërdrejtë për agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez gjatë një takimi me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Caracas. Ajo deklaroi se dekreti i posaçëm i jep presidentit Maduro “fuqi të veçanta” për të ndërmarrë masa në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

“Venezuela do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me çdo mjet të nevojshëm,” tha Rodriguez, duke shtuar se institucionet janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo skenar të mundshëm agresioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e publikuar nga mediat franceze ka zbuluar momentet…