Qeveria e Pakistanit kundërshton dënimin e Musharrafit

19 dhjetor 2019 | 14:22

Qeveria e Pakistanit e ka kundërshtuar dënimin me vdekje që i është shqiptuar ish-udhëheqësit të këtij vendi, Pervez Musharraf, nga një gjykatë e posaçme në Islamabad.

Qeveria ka thënë se të të pandehurit nuk i është dhënë e drejta për një “gjykim të drejtë”.

Musharraf, 76 vjeç, jeton në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prokurori i përgjithshëm i Pakistanit, Anvar Mansoor Khan, ka thënë se qeveria “do të mbrojë ligjin dhe jo individin”, duke shtuar se gjykimi në mungesë “nuk është një çështje rutinore”.

Gjykata e posaçme e ka dënuar Musharrafin me vdekje, më 17 dhjetor.

Ai është shpallur fajtor për tradhti pasi nuk ka shkelur kushtetutën më 2007.

Musharraf ka udhëhequr Pakistanin nga viti 1999 deri më 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social “Instagram”, i cili është në pronësi të “Facebook”-ut,…