
“Qeveria e tranzicionit, e papërshtatshme – Një qeveri me partitë që ishin në opozitë, e udhëhequr nga Bedri Hamza”
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë politike që në mandatin e kaluar ishin në opozitë dhe e njëjta të drejtohet nga Bedri Hamza.
Sipas tij, një qeveri e tranzicionit e propozuar nga Abdixhiku “nuk ka vend në Republikën e Kosovës”.
“Mendoj që në këto rrethana, një qeveri e unitetit ku janë të gjitha partitë bashkë me një kryeministër konsensual që do propozohej, mendoj që sot për sot nuk ka vend në Republikën e Kosovës për diçka të tillë. Neve na duhet një qeveri që ju shërbën qytetarëve, një plan emergjent në katër –pesë pika që Qeveria e Tranzicionit nuk mundet me bo”, tha Tahiri në Pressing.
“Një qeveri me legjitimitet qytetar që ne besojmë që duhet u drejtu nga Bedri Hamza…”, tha Tahiri se i nevojitet vendit.
“Një qeveri që do të drejtohet nga z.Bedri Hamza, Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë”, shtoi ai.