Qeveria emëron Bahri Kalludrën kryesues të bordit të KRU “Mitrovica”
30 dhjetor 2020
| 18:53
Në takimin e sotëm me kërkesën e Kryeministrit të Republikë së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja e 54-të korresponduese\elektronike, e Qeverisë në të cilën janë diskutuar dhe miratuar vendime të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në këtë takim, Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica SH.A.” në këtë përbërje:
1. Bahri Kalludra, drejtor, kryesues;
2. Destan Rrahmani, drejtorë, anëtar;
3. Riza Shala, drejtor, anëtar;
4. Besim Shyti, drejtor, anëtar.



