
Qeveria emëron bordin e ri të Infrakosit
22 mars
11:25
Qeveria e ka emëruar bordin e ri të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A.
Edona Nahi është emëruar kryesuese e bordit, ndërsa anëtarë do të jenë Genc Hondozi, Besarta Zuka dhe Fitim Rraci. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ata “duhet t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike”. Mandati i tyre është 3 vjet.