Qeveria gjermane lëshon pe, tërhiqet nga ndalimi i “Huawei” për 5g

14 gusht 2020 | 08:39

Qeveria gjermane po heq dorë nga ndalimi i “Huawei”-t si furnizues i pajisjeve për 5G, raporton “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Sipas raportit, Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) së pari do ta kontrollojë teknologjinë e dhënë për të pajisur rrjetet 5G për miratim. Një katalog i masave të sigurisë do të miratohet në Aktin e Telekomunikacionit, thuhet në raport.

Sipas raportit, koncepti i “besueshmërisë politike” do të jetë pjesë e ligjit. Një prodhuesi mund t’i refuzohet miratimi pavarësisht nga një kontroll i sigurisë nga BSI vetëm nëse Kancelaria Federale, Zyra e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Çështjeve Ekonomike ngrenë së bashku shqetësimin për një ofrues mbi bazën e “besueshmërisë politike”.

Megjithatë, kjo është praktikisht e pamundur, pasi Kancelaria Federale dhe Ministria Federale e Ekonomisë kanë folur vazhdimisht kundër përjashtimit të “Huawei”-t vetëm në bazë të faktit se është një kompani kineze. Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer është, gjithashtu, kundër përjashtimit të “Huawei”-t nga zgjerimi 5G në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti i…