Qeveria Haradinaj mori 600 vendime për dhjetë muaj

13 korrik 2018 | 14:00

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draft-raportin e punës së Qeverisë për periudhën shtator 2017-korrik 2018.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kësaj kohe janë marrë 600 vendime, të cilat janë aprovuar nga Qeveria.

“Ky raport pas aprovimit në Qeveri dërgohet në Kuvend. Ky raport është një pasqyrë e punës sonë. Ky raport vërteton një dinamikë të punës që nuk ka qenë ndonjëherë në vend. Një dinamikë e vetmja e këtillë prej se ekzistojnë Qeveria, që nga pavarësia e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 45 mijë euro, për zbatimin e projektit “Përmirësimi racor i gjedhit dhe rritja e vetive prodhuese të lopëve qumështore në fermat e Kosovës”.

Po ashtu janë ndarë 500 mijë euro për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ndërsa 88 mijë e 500 euro i janë ndarë Komunës së Mitrovicës për projektin e ri “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të kombit Artim Jashari”.

Po në këtë mbledhje, Qeveria ka emëruar Nenad Stojçedoviq sekretar të përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ymer Berisha Jetëgjatësia e sundimit të të huajve në trojet…