Qeveria investon 2.5 milionë euro në ndërtimin e Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë

18 dhjetor 2025 | 10:13

2.5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. Dje u nënshkrua marrëveshja ndërmjet komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Një fillim i mbarë i kryetarit të ri të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe një lajm shumë i mirë për banorët e kësaj komune.

Përzgjedhja e mjekut familjar në platformën eKosova, rritja e buxhetit për barna në kujdesin parësor nga 11 milionë euro, në 24.5 milionë euro, furnizimi i komunave me mbi 40 autoambulanca të reja dhe me 30 automjete për vizitat shëndetësore, janë disa prej investimeve tona në kujdesin shëndetësor primar. Pra, përveç investimeve në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale, vëmendje të veçantë i kemi kushtuar dhe po i kushtojmë gjithmonë e më shumë edhe QMF-ve dhe QKMF-ve, të cilat janë porta e parë e shërbimit publik shëndetësor për qytetarët e Republikës.

Me këtë të sotmen, bëhen gjashtë QKMF që po ndërtohen gjatë këtij mandati qeverisës, pas atyre në Drenas, Shtime, Istog dhe Ferizaj, të cilat janë në proces ndërtimi, dhe QKMF-së në Mamushë, që është përuruar vitin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se është nisur drejt…