Qeveria jep detaje nga takimi i Kurtit me ambasadorët e vendeve të Quint-it

12 maj 2025 | 17:00

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kanë mirëpritur të hënën ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri ka rikujtuar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tashmë kanë konfirmuar se Kosova i plotëson kriteret ligjore dhe institucionale për të qenë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se avancimi i mëtejmë i vendit tonë në procesin e pranimit do të tregonte se reformat demokratike dhe linjëzimi me normat dhe vlerat evropiane njihen dhe vlerësohen madje dhe në kontekste të vështira politike në të cilat kërkohen vendime parimore dhe strategjike që përforcojnë unitetin dhe qëndrueshmërinë evropiane.

Si rezultat i vonesave në anëtarësim,  Kurti ka thënë se po të vazhdohet t’u mohohet qytetarëve të Kosovës, përfshirë komuniteteve joshumicë dhe grupeve tjera të cenueshme, e drejta në qasje në Gjykatë Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një mekanizëm ky mbrojtës kyç që do të mund të forconte ndjeshëm të drejtat individuale dhe llogaridhënien.

Gjatë takimit, gjithashtu është diskutuar edhe për rrugën përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit në vend.

12.5.2025-ZKM-212.5.2025-ZKM-3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do…