“Qeveria ka manovru me shifra”, Hamza tregon hilen e pushtetit për ‘rritjen ekonomike’

29 mars 2024 | 00:03

Në një intervistë për “Rubikon” në Klan Kosova, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për postin e kryeministrit, Bedri Hamaza, ka treguar trukun e qeverisë sa i përket rritjes reale ekonomike të vendit.

Hamaza tha se pushteti po përdredh shifrat duke futur në matjet e tyre duke futur indikatorët e performacës ekonomik gjatë vitit pandemik. Ai argumentoi se mesatarja e rritjes ekonomike në periudhën 2007-2019 ishte më e lartë se sa mesatarja e viteve të fundit,

“Nëse i referohemi fakteve dhe shifrave konkrete, nëse shikojmë normën e rritjes ekonomike si një tregues të rëndësishëm për për performancën e ekonomisë dhe nëse e krahasojmë periudhën 2007-2019, mesatarja e rritjes ekonomike është afërsisht rreth 4.6 për qind. Nëse marrim vitet e fundit, qeveria aktuale – se ka manovru edhe me shifra – i referohet vitit 2021 dhe e krahason me vitin 2020, vit ku ekonomia ka qenë tërësisht e mbyllur dhe po harrojnë se qeveria akutale, kryeminisri aktual, ka qeverisur edhe në 2020-ën në një pjesë të vitit dhe ka ndodh një mbyllje pa asnjë përkrahje, pa asnjë masë ndaj biznesit dhe ndaj ekonomisë. Kemi pas për herë të parë normë negative të rritjes prej minus 5.3 për qind. Pastaj norma e rritjes ekonomike prej 10.7 për qind vjen pas një rënie në 5.3 për qind. Nëse e krahason rritjen ekonomike me vitin 2019, sigurisht se nuk del 10.7, mirëpo kjo në mesatare bie në 3.2 që është niveli më i ulët i rritjes ekonomike”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qeveria është e…