
Qeveria Kurti e pezullon nga puna sekretarin e MZhR-së, por nuk shkarkon ministrin Damka që akuzohen bashkë
Në mbledhjen e sotme Qeveria Kurti ka marrë një vendim të çuditshëm.
Me propozim të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kabineti qeveritar e ka pezulluar nga puna Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj.
Arsyetimin për shkarkimin e Kamberajt ka qenë ngritja e aktakuzës për korrupsion ndaj tij nga Prokuroria Speciale.
Në votim për pezullimin nga puna ka marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i cili akuzohet bashkë me Besim Kamberajn për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në muajin korrik, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit aktual të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe sekretarit të këtij dikasteri, Besim Kamberaj.
Sipas aktakuzës, të dytë akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Duke mos marrë asnjë veprim ndaj ministrit në fjalë, Kurti duket se e ka të sigurt votën e Damkës, i cili është edhe deputet nga komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës.