
Qeveria mban mbledhje online, ndanë 300 mijë euro për Luginën, 50 mijë për familjen e Afrim Bunjakut dhe 200 mijë për një renovim në Veri
10 tetor 2025
| 18:20
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime për ndarje të mjeteve financiare për çështje të ndryshme.
Vendimi i parë ka qenë për ndarjen e mbi 300 mijë eurove për pajisje me tekste shkollore të shkollave në Luginë të Preshevës dhe për avokimin e çështjes së Luginës në SHBA, BE e organizata përkatëse.
Gjithashtu qeveria ka ndarë një shumë prej 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku.
Gjithashtu kanë ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.