Qeveria miraton këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së, në mesin e tyre edhe Sami Lushtaku

20 shkurt 2026 | 10:42

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së.

Qeveria e Kosovës ka emëruar këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së, që do të organizohet me 5,6,7 mars në Prekaz, në nderim të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Kryesues është Ejup Maqedonci, bashkëkryesues Andin Hoti, kurse anëtar edhe Sami Lushtaku. Anëtarë të tjerë janë Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari, Gazmend Hoxha, si dhe nga një i propozuar nga Shoqatat e Luftës, Qeveria, Kuvendi e Presidenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e re, të 19-të,…