Qeveria miraton Projektligjin për liritë fetare, Kurti: Qëllimi është ruajtja e pluralizmit
25 janar 2023
| 11:21
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për liritë fetare.
Ky projektligj ka kaluar në mbledhjen e qeverisë me shumicë votash, ndërsa tre anëtarë të kabinetit kanë abstenuar.
Në fjalën e tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se një ndër qëllimet më të rëndësishme të projektligjit është qëllimi për të ruajtur dhe promovuar pluralizmin fetar.
“Mendimet dhe besimet e ndryshme vazhdimisht po hyjnë e qarkullojnë lirshëm midis qytetarëve tanë. Pluralizmi i besimit, siç e kanë vërejtur shumë filozofë është një fakt i pandryshueshëm i një shoqërie demokratike. Projektligji në fjalë, do t’iu ofrojë bashkësive të ndryshme fetare mundësinë për tu regjistruar zyrtarisht”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.



