Qeveria miraton rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit

12 maj 2026 | 10:49

Qeveria në detyrë  e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 milionë e 887 mijë e 186 euro e 45 centë.

Këto mjete janë destinuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Mjetet do të përdoren për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të procesit zgjedhor të muajit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka…