Qeveria miraton vendimin për ndarjen e  100 eurove për pensionistët

12 tetor 2022 | 11:42

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët përgjatë këtij muaji.

Kështu ka bërë me dije kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se për këtë nevojiten ndarja e 28 milionë eurove.

“Kemi parë një mbështetje për pensionistët. Për pensionistët është marrë shuma prej 100 eurove, e cila do të transferohet përgjatë këtij muaji. Për këtë vlerë, do të nevojiten 28 milionë euro”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leotrim Berisha shpall të pavlefshme INDEX-in me numër: MA-2\013-11, drejtimi:…